image Polonia 'godet' Rusinë, refuzon të luajë ndaj saj në “Play-off”

Futboll

Polonia ‘godet’ Rusinë, refuzon të luajë ndaj saj në “Play-off”

news image

Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza ka ardhur me reagimin e madh para disa minutave.

Ai tha se për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër Republikës së Rusisë.

“Nuk ka më fjalë, koha për të vepruar! Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër Republikës së Rusisë. Ky është i vetmi vendim i duhur. Jemi në bisedime me federatat e Suedisë dhe Çekisë për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA”, shkroi ai.

/GazetaSinjaliSporti/