Kombëtarja e Shqipërisë mposhtët në ndeshjen vendimtare për kualifikimet, për “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.
Kuqezinjtë pësuan disfatë nga Polonia me rezultat minimal 0-1, në Tiranë.
Ndeshje përafërsisht e barabartë, me pjesën e parë më të mirë për vendasit, kurse e dyta për mysafirët.
Pikërisht në periudhën e dytë, mysafirët zhbllokuan rezultatin me anë të Swiderskit.
Gjatë festimit të golit me bashkëlojtarët, ata u gjuajtën me shishe dhe gjyqtari e ndërpreu takimin për 15 minuta, duke e rinisur prapë ballafaqimin.
Me këtë fitore polakët ia rrëmbejnë pozitën e dytë Shqipërisë, duke arkëtuar 17 pikë, kurse vendasit me 15 pikë në pozitën e tretë janë. /Gazeta Sinjali Sporti/