Politologu boshnjak, Jasmin Mujanoviq, sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës, i cilëson si provokime të Beogradit.
Mujanoviq përmes llogarisë së tij në Twitter thotë se përveç këtij sulmi, duhet të priten edhe sulme tjera në ditët në vijim, duke i parë këto si strategji e Beogradit.
“Me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi, regjimi i Vuçiqit rifillon provokimet që tenton t’i fshehë përgjatë kufirit të Kosovës. Prisni më shumë të tilla nga Beogradi në ditët në vijim dhe një rritje të dezinformatave në lidhje me kërcënimet ndaj Serbisë dhe personalisht Vuçiqit”, ka shkruar Mujanoviq.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.