image Politikani serb: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin më 1 shtator

Politikë

Politikani serb: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin më 1 shtator

news image

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka deklaruar se Aleksandër Vulin ka urdhëruar serbët në veri të Kosovës që të mos e fillojnë mësimin më 1 shtator.

Bogdanoviq në reagimin e tij thotë se ky vendim do ta përshkallëzojë edhe më tej situatën në veri

“Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtor i BIA-s, ka lëshuar një urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës! Do të organizohet mësimi nga distanca (online)! Ky vendim është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit!”, ka shkruar politikani serb, në platformën X.

Bogdanoviq ka thënë se në të kaluarën ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

/GazetaSinjali/