image Politikani serb: Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës tashmë është arritur

Politikë

Politikani serb: Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës tashmë është arritur

news image

Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbie” tha për Radio “KiM” se marrëveshja në lidhje me targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është arritur tashmë në Bruksel, më 18 gusht.

“Eskobari dhe Lajçaku janë këtu për të parë zbatimin e disa marrëveshjeve tashmë të arritura, sepse Lajçaku ka ardhur pas çdo marrëveshjeje të vështirë. Ka ardhur të bisedojë me zbatuesit e asaj marrëveshjeje, që janë politikanë shqiptarë dhe serbë”, tha Arsenijeviq

Ai thotë se “nëse ka, kemi dëgjuar nga z.Kurti se së paku është arritur një marrëveshje për moszbulimin e asaj marrëveshjeje”.

“Pse të mos deklarohen nëse nuk është arritur marrëveshja dhe gjithçka tjetër?, pyet ai.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, gjatë kësaj jave kanë qëndruar në Prishtinë, veri të Kosovës dhe Beograd, në përpjekje për të arritur një marrëveshje para datës 1 shtator.

Në fillim të shtatorit pritet të hyjnë në fuqi vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia dhe të vendos reciprocitetin në njohjen e dokumenteve. Pra, shtetasve serbë që hyjnë në Kosovë, t’u lëshohet një letër hyrje/dalje, sic u lëshohet kosovarëve në Serbi.

/GazetaSinjali/