image Politikani boshnjak ngrit kallëzim penal ndaj presidentit të Kroacisë për deklaratën rreth Srebrenicës

Evropë

Politikani boshnjak ngrit kallëzim penal ndaj presidentit të Kroacisë për deklaratën rreth Srebrenicës

news image

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Enver Bijediq,  ka treguar se ka ngritur një kallëzim penal kundër presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për deklarimet rreth Srebrenicës

Bijediq i cili është edhe lider i socialdemokratëve të Bosnjës, e ka raportuar Millanoviqiin në Zyrën e Prokurorit të Bosnjës. Bijediq ka gjetur bazë për kallëzimin e tij në deklaratën e Millanoviqit se “secili gjenocid nuk është i njëjtë”.

 “Më 3 dhjetor 2021, Millanoviq vazhdojë edhe me një ton skandaloz, teksa ai përpiqej të relativizojë gjenocidin në Srebrenicë, duke e krahasuar me Holokaustin dhe gjenocidin në Ruandë”, ka thënë Bijediq, shkruan Klix.ba.

Bijediq beson se Milanoviq shqetësoi publikun me deklaratat e tij dhe krijoi intolerancë shtesë kombëtare midis shtetasve të Bosnje e Hercegovinës. /GazetaSinjali/