image Politikanët moldavë rrihen live në televizion/ Pas emisionit ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

Qesharake

Politikanët moldavë rrihen live në televizion/ Pas emisionit ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

news image

Debati mes dy politikanëve nga Moldavia, Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan, përfundoi me përleshje fizike në një emision live, në televizion.

Tofilat, një ish-këshilltar i presidentit, Maja Sandu, rrëzoi Cosovan, një ish-zëvendësministër të Punëve të Brendshme dhe e kapi atë për fyti.

Një video e publikuar në mediat sociale tregoi sesi Cosovan fillimisht mbeti i palëvizshëm pas incidentit.

Situata dyshohet se u përkeqësua pasi Tofilat fyeu Cosovan gjatë një diskutimi mbi situatën politike në Moldavi. Pastaj Cosovan i hodhi ujë në fytyrë Tofilatasit.

Më vonë, një foto u publikua në Facebook, ku shiheshin të dy politikanët që qëndronin përsëri të qetë pranë njëri-tjetrit dhe shtrëngonin duart, por në prapavijë kishte ndihmësmjekë.

Rreth një javë e gjysmë më parë, moldavët zgjodhën legjislaturën e re, në të cilën partia pro-perëndimore e Sandu fitoi një shumicë absolute./Gazeta Sinjali/