image Politikanët i ekspozojnë prindërit për Bajram, "injorojnë" gratë e tyre

Politikanët i ekspozojnë prindërit për Bajram, “injorojnë” gratë e tyre

news image

Personalitete të njohura të skenës politike në vend, kanë zgjedhur që festën e Kurban Bajramit ta urojnë duke publikuar fotografi me prindërit në rrjetet sociale.

I pari i vendit, Hashim Thaçi ka postuar një fotografi në profilin zyrtar në Facebook, ku shihet përkrah nënës dhe babait.

“Bajrami festohet më së miri në familje. Sot, në Burojë, me prindërit e mi: nënën Hyrë dhe babain Haxhi. Gëzuar!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, table and outdoor

Kurban Bajramin me një fotografi familjare e uroi edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, transmeton Sinjali.

“Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet në familje. Shumë urime nga familja Veseli!”, ka shkruar ai.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, nuk i ka rezistuar tundimit nga rrjetet sociale duke ndjekur shembullin e politikanëve të tjerë.

“Me fat Bajramin duke ju dëshiruar jetē të gjatë dhe shëndet!”, ka shkruar Zharku.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi u shfaq me nënën e tij.

“Për Bajram te Nana!” Urime të gjithëve!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit të publikuar në Facebook.

Image may contain: 2 people

Ndërsa, me fotografi familjare me bashkëshortin dhe dy fëmijë, Kurban Bajramin e uroi deputetja Albulena Haxhiu.

“Me fat Kurban Bajrami!”, shkroi Haxhiu.

Image may contain: 4 people, people smiling, outdoor

Ndryshe nga shumica e politikanëve të Kosovës, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar besimtarët islamë përmes një fotoje të përbashkët me gruan e tij.

Sot, besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, e cila njëherit është edhe festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./Sinjali/