image Politikanët grushtohen mes vete në Bolivi, pamje si në filma

Botë

Politikanët grushtohen mes vete në Bolivi, pamje si në filma

news image

Opozita në Parlamentin e Bolivisë ka kërkuar sqarime për veprimet e Qeverisë ku njëra ndër pikat për të cilat është kërkuar përgjigje është edhe arrestimi i ish-presidentes Jeanine Anez, transmeton Sinjali.

Gjatë debatit janë nxehur gjakrat dhe pastaj janë përleshur deputeti opozitar Henry Montero dhe një anëtar i partisë në pushtet, Antonio Colque.

Dy politikanët shkëmbyen grushte e u shtynë me njëri-tjetrin. Pasi u ndanë nga kolegët, një sherr nisi mes dy deputeteve, të cilat u kapën nga flokët.

/GazetaSinjali/