image Politika e përçarë? Meta: Flamuri është i gjithë shqiptarëve

Shqipëri

Politika e përçarë? Meta: Flamuri është i gjithë shqiptarëve

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përfundim të ceremonisë së ngritjes së Flamurit dhe vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë dha një deklaratë për mediat.

I pyetur për situatën politike në vend, Meta tha se sot ka vetëm mesazhe bashkimi dhe se flamuri është i të gjithë shqiptarëve.

“Si mund të lëmë ne në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit“.

Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve, është flamuri i Ismail Qemalit, por është dhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE”, tha Meta, raporton Top Channel.

“I pyetur për nisjen e punimeve në aeroportin e ri, Meta tha: “Besoj se Vlora do jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë dhe të patriotizmit për të mirën e Shqipërisë”./GazetaSinjali/