image Policja që u gjet e vdekur në Gjilan dyshohet se bëri vetëvrasje

Siguri

Policja që u gjet e vdekur në Gjilan dyshohet se bëri vetëvrasje

news image

Sot në varrezat e qytetit të Gjilanit është gjetur pa shenja jete zyrtarja policore Ajtene Islami. Islami që ishte rreshtere në operativën rajonale të Policisë dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

/GazetaSinjali/