image Policja në Gjilan dyshohet se e kreu krimin me armën zyrtare të cilën e vodhi nga Policia pasi ia kishin konfiskuar

Kosovë

Tragjedi/ Policja në Gjilan dyshohet se e kreu krimin me armën zyrtare të cilën e vodhi nga Policia pasi ia kishin konfiskuar

news image

Krimi i polices Valdete Bllacës, e cila i vrau dy prindërit, dy vëllezërit e më pas edhe veten, e ka një skenar prapa.

Gazeta Sinjali mëson se dyshohet që policja e ka kryer krimin me armën zyrtare, të cilën kishte arritur ta vidhte nga Policia disa kohë pasi ia kishin konfiskuar.

Tragjedinë e rëndë, përpos Policisë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se policja Valdete Bllaca nuk ka qenë në rregull mendërisht. /Gazeta Sinjali/