Një tragjedi e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.
Gazeta Sinjali mëson se dyshohet që një pjesëtare e Policisë së Kosovës i ka qëlluar për vdekje 4 anëtarët e familjes dhe në fund edhe veten.
Familjarët e vrarë nga policja dyshohet se janë babai i saj, nëna dhe dy vëllezërit.
Lajmin e ka konfirmuar më parë për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Për momentin nuk mund të konfirmojmë asgjë. Është prokurori këtu dhe është rast i rëndë, andaj njëherë për njëherë nuk kemi asnjë informatë”, ka thënë shkurt Hashani. /Gazeta Sinjali/