image Policit të Kosovës i mbulohen dyert e oborrit me mesazhe kërcënuese

Siguri

Policit të Kosovës i mbulohen dyert e oborrit me mesazhe kërcënuese

news image

Një zyrtar policor i Kosovës është kërcënuar mëngjesin e djeshëm, kur ishte kthyer në shtëpi, pasi që kishte përfunduar orarin e punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se në dyert e oborrit të shtëpisë së tij, e cila ndodhet në fshatin Carrabreg i Ulët në Deçan, dikush kishte shkruar mesazhe kërcënuese me sprej.

Gazeta Sinjali mëson se është hapur rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”./Gazeta Sinjali/