image Policit në Leposaviq ia thyejnë veturën në oborrin e shtëpisë

Siguri

Policit në Leposaviq ia thyejnë veturën në oborrin e shtëpisë

news image

Një personi në mëngjesin e ditës së sotme i është dëmtuar vetura në oborrin e shtëpisë në fshatin Gradevaç në Leposaviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë kanë njoftuar se personi të cilit i është dëmtuar vetura është pjesëtari i Policisë së Kosovës.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se në veturën e policit është thyer xhami i pasmë, si dhe dritat e veturës.

Rasti në polici po trajtohet si “Dëmtimi ose shkatërrimi i pronës”./Gazeta Sinjali/