image Policia vazhdon kontrollin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Siguri

Policia vazhdon kontrollin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot me kontrollin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, si pjesë e masave të reja antiCOVID-19 nga Qeveria e Kosovës për ndalimin e hyrje-daljeve nga këto dy qytete për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus.

Gjatë kontrolleve të automjeteve janë krijuar radhë të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë, në hyrje të Fushë Kosovës.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes së kaluar e deri nesër në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima dhe 730 raste të reja me COVID-19. /Gazeta Sinjali/