image Policia ua prish planin kontrabanduesve në Gjakovë, operacioni vë në pranga dy persona

Kosovë

Policia ua prish planin kontrabanduesve në Gjakovë, operacioni vë në pranga dy persona

news image

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar dy persona në pikë kalimin Qafë Prush, mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se fillimisht është arrestuar një person, i cili gjatë bisedave me Policinë e Kosovës ka pranuar se është duke e pritur një person tjetër nga Shqipëria.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Janë marrë të gjitha masat operative, është bërë një plan për pritjen e atij personi. Në momentin që personi ka ardhë është arrestuar dhe tek i njëjti janë gjetur rreth 30-40 gram substancë narkotike e llojit kokainë”, ka thënë Gjurkaj.

Rasti në polici është inicuar si kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandë me susbstanca narkotike, ndërsa të arrestuarit janë në ndalim policor./Gazeta Sinjali/