image Policia u hynë në shtëpi dy të rinjve në Gjilan, u gjen drogë, thika, para e telefona

Siguri

Policia u hynë në shtëpi dy të rinjve në Gjilan, u gjen drogë, thika, para e telefona

news image

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:15 bastisi shtëpinë e F.H., të dyshuarit për “Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope dhe Analoge”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan se me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin F.H., (i lindur më 1998) dhe T.M., (i lindur më 2001).

Këto burime kanë bërë të ditur se bastisja e shtëpisë ka zgjatur deri në orën 21:15, ndërkaq të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:

  1. Substancë narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 53.3 gram në qese plastmase me peshë të paketuara për shitje;

2. Para të gatshme 822€ (Tetëqind e njëzet e dy euro);

3. Tre celularë të markës Iphone dhe një Samsung;

4. Tri peshore të markave të ndryshme;

5. Tri armë të ftohta (thika);

6. Një “Grinder”

 7. Dy rolne me folije të najlonit;

8. Një çantë krahu./Gazeta Sinjali/