image Policia u gjen qese me marihuanë e kokainë, arrestohen tre persona në Suharekë

Kosovë

Siguri/ Policia u gjen qese me marihuanë e kokainë, arrestohen tre persona në Suharekë

news image

Janë arrestuar tre persona mbrëmë në Suharekë për posedim të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 33 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 40.2 gramë, 32 qese me substancë narkotike të llojit kokainë, një telefon, dy çanta krahu dhe para.

Raportohet se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/