image Policia thotë se qytetarët shqiptarë janë ndaluar dhe maltretuar nga grupet serbe në veri

Siguri

Policia thotë se qytetarët shqiptarë janë ndaluar dhe maltretuar nga grupet serbe në veri

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të informatave që ka mbledhur nga qytetarët, në disa raste janë ndaluar qytetarë shqiptarë në veri dhe janë maltretuar nga grupet serbe që dyshohen se kanë bllokuar rrugët.

Tutje nga Policia thonë se disa qytetarë janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale ndaj veturave të tyre.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

No description available.

/GazetaSinjali/