image Policia thotë se gazetarja, Violeta Rexhepagiqi u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj

Kosovë

Detaje/ Policia thotë se gazetarja, Violeta Rexhepagiqi u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj

news image

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e gazetares së njohur, Violeta Rexhepagiqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se Policia është informuar për një trup të pajetë në një shtëpi, në rrugën ‘Ferid Agani’ në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:30 policia ka marre informatën se në rrugën “Ferid Dragaj” ne Prishtinë, saktesisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën femër , e cila ishte pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Violeta ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare./Gazeta Sinjali/