image Policia shqiptoi gati 500 gjoba për shkelje të masave anti-covid, sonte filloi edhe aksioni mbikëqyrës

Siguri

Policia shqiptoi gati 500 gjoba për shkelje të masave anti-covid, sonte filloi edhe aksioni mbikëqyrës

news image

Për shkak të shkeljes së ligjit anti-covid, sot policia ka shqiptuar 482 gjoba, ndërsa ka dhënë mbi 100 vërejtje edhe ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Me datën 12.9.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 482 gjoba sipas Ligjit të ri anti-covid dhe janë dhënë 113 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”, thuhet në përgjigjen e Qalajt.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë po ashtu ka njoftuar se sonte nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me Inspektoratin, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit në fjalë dhe vendimeve të qeverisë./Gazeta Sinjali/