Policia e Kosovës, ka njoftuar se është duke u kërkuar personi i dyshuar për veprën penale “Blerje, posedim shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Policia përmes një postimi në Fcebook, ka publikuar foto dhe video incizime duke u bazuar në ligjin për publikimin e tyre, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar.
Tutje, Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që posedon informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar ta lajmërojë Policinë.