image Policia shkel rregullat e trafikut

Kosovë

Siguri/ Policia shkel rregullat e trafikut

news image

Një sinjalizues ka dërguar një video, në të cilën shihet se si një veturë e Policisë së Kosovës shkakton kundërvajtje në trafik.

Siç shihet në video, vetura hyn në tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalon një automjet në lëvizje.

Vetura e Policisë derisa shkel rregullat e trafikut nuk e ka të ndezur dritën rrotative, e cila përdoret në rastet e ndërhyrjeve nga ana e Policisë, po ashtu as nuk ka dhënë shenjë për tejkalim.

Tejkalimi në vijë të plotë që paraqet shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, siç shihet nga videoja ka ndodhur sot në hyrje të Pejës. /Gazeta Sinjali/