Punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Milan Vukashinoviq, u arrestua sot nga policia serbe në pikën kufitare të Jarinjës.
Lajmin për arrestimin e Vukashinoviqit, e bëri të ditur Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Pacolli tha se Vukashinoviqi u arrestua vetëm pse punon në një kompani kosovare.
“Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/