image Policia serbe arreston një kosovar në kufirin Hungari-Serbi

Siguri

Policia serbe arreston një kosovar në kufirin Hungari-Serbi

news image

Një kosovar është arrestuar nga policia serbe mëngjesin e sotëm në kufirin Hungari-Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, vajza e të arrestuarit, e cila ka treguar se babai i saj kishte qenë për vizitë në Gjermani kurse për arrestimin janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke udhëtuar.

“Baba ka qenë për vizitë tek djali. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo.

Kurse, nga kompania kanë treguar se policia serbe është arsyetuar për arrestimin e tij se ai kishte një dënim të vitit 2010, por nuk dihej se për çfarë ishte dënimi.

“E kanë ndalur një udhëtar, por nuk dihet arsyeja. Ai është ndalur nga pala serbe, por sipas policisë, ai e ka një dënim të vitit 2010. Janë munduar të merret vesh se çfarë dënimi dhe policia nuk e kanë ditur dhe vendimi prej gjykatës nuk është paraqitur në pikën kufitare”, janë shprehur nga kompania.

/GazetaSinjali/