image Policia rrah keq dy qytetarë në Ferizaj, konflikti filloi për shkak të mosbartjes së maskës (Video) - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15142

Të shëruar

12674

Të vdekur

615

Policia rrah keq dy qytetarë në Ferizaj, konflikti filloi për shkak të mosbartjes së maskës (Video)

news image

Dy zyrtarë policorë janë përfshirë në një përleshje fizike me dy qytetarë për shkak se këta të fundit nuk po i bartnin maskat, përderisa po ecnin në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’ në Ferizaj.

Sipas policisë, qytetarët që nuk po i respektonin masat kundër përhapjes së koronavirusit, respektivisht nuk po i bartnin maskat edhe refuzuan t’ua japin letërnjoftimin zyrtarëve policorë.

Më pas situata ka eskaluar, me ç’rast është përdorur forcë e madhe fizike.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai tha se qytetarët po intervistohen në stacionin policor, ndërsa policët kanë pranuar trajtim mjekësor.

 “Rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’ në Ferizaj, njësiti policor gjatë kryerjes së detyrave të rregullta lidhur me planin operativ me pandeminë COVID-19, kanë hasur në dy persona të cilët nuk i kanë respektuar vendimet e institucioneve lidhur me pandeminë, konkretisht kanë qenë pa maska. Të njëjtit kanë refuzuar që të japin leternjoftimet dhe njëherit nuk kanë zbatuar urdhërat e policëve dhe i kanë sulmuar policët në fjalë. Policia ka marrë situatën nën kontrollë, personat janë arrestuar janë dërguar në stacionin policor. Për momentin janë duke u intervistuar dhe veprimet e tjera lidhur me rastin do të ndërmirren në konsultim me prokurorin. Gjatë marrjes së situatës në kontroll, policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti në polici është hapur si ‘sulm ndaj personit zyrtar’”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive nga rasti i përleshjes fizike mes policëve dhe qytëtarëve në Ferizaj. Pamjet janë filmuar nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin