image Policia publikon dokumentet e falsifikuara ku u përdorën emrat e zyrtarëve të lartë

Siguri

Policia publikon dokumentet e falsifikuara ku u përdorën emrat e zyrtarëve të lartë

news image

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim tjetër në lidhje me qarkullimin e disa e-mailave të falsifikuar, kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe janë lëshuar nga zyrtarë të lartë.

Një sqarim të tillë, Policia e kishte bërë edhe më 17 korrik, mirëpo sot ka bërë publik dokumentet e falsifikuara dhe formën e emalit.

“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e- mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.”

“Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetarët.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/