image Policia parkon në parkingun e dedikuar për taksi në Mitrovicë

Siguri

Policia parkon në parkingun e dedikuar për taksi në Mitrovicë

news image

Sinjalizuesit po vazhdojnë të raportojnë në adresë të Gazetës Sinjali, shkeljet e rregullave të komunikacionit. Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në disa raste po janë edhe vetë zyrtarët policorë, ata të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur sot në Mitrovicë.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video, në të cilën shihet një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, e cila është parkuar në parkingun e dedikuar për taksi.

Sipas tij, kjo veturë zyrtare me targa 020 – 04, ka qëndruar aty për një orë, ndonëse, sinjalizuesi thotë se nuk ka parë që aty është zhvilluar ndonjë aksion.

Për më tepër, ai thotë se vetura ka qenë e fikur dhe nuk ka pasur të ndezur as sinjalizues.

Video më poshtë është realizuar sot, rreth orës 12:00, në Mitrovicë./Gazeta Sinjali/