image Policia nis implementimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’

Siguri

Policia nis implementimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’

news image

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2021/22, sot ka filluar implementimi i planit operativ “Siguria në shkolla”, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi ku thuhet se

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me kohë ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ. Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Trafikut Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim afrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë disa nga shkollat fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët magjistrale dhe rajonale“.

Njësitë policore të trafikut rrugor në zonat afër këtyre shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus do të kenë intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para, ku pjesëmarrja e tyre në rrugët e trafikut rrugor është për herë të parë.

Bashkë me njësitë e trafikut rrugor brenda planit operativ, për angazhime operative policore janë përgatitur edhe stacionet policore, ku sipas planit që nga sot nëpër shkolla fillore dhe të mesme angazhohen zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile. /GazetaSinjali/