image Policia nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi, ende nuk ka të dyshuar

Siguri

Policia nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi, ende nuk ka të dyshuar

news image

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me sulmin që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, vetura e të cilit është sulmuar me armë zjarri nga persona ende të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes janë katër predha armësh.

“Sipas informacioneve fillestare, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”. Është bërë shikimi i vendngjarjes, në veturë janë gjetur katër predha armësh. Hetuesit po punojnë për ta zbardhur rastin. Deri më tani nuk ka të dyshuar”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Sinjali/