Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Seattle, ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve të cilët po protestojnë për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, nga policia e SHBA-së.
Mijëra protestues morën pjesë në një memorial për George Floyd, në qytetin e tij të lindjes në Houston. Të pranishëm në këtë memorial ishin familjarët e Floyd, së bashku me kryetarin e bashkisë, shefin e policisë dhe një grup i protestuesve.
Megjithatë, edhe pse detajet e këtij incidenti janë ende të paqarta, numri i të vdekurve nga protestat në SHBA ka arritur të paktën deri në 11 persona./Gazeta Sinjali/