Drejtoria rajonale e policisë në Prizren së bashku me Inspektorët Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë aksionit në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 151 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar 5 fletparaqitje për biznese.
Tutje, në komunikatën e policisë bëhet e ditur se kanë shqiptuar 83 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë.