image Policia në Mitrovicë gjobit 195 shoferë, përdorën telefonin gjatë vozitjes (VIDEO)

Siguri

Policia në Mitrovicë gjobit 195 shoferë, përdorën telefonin gjatë vozitjes (VIDEO)

news image

Policia në rajonin e Mitrovicës që nga data 14 shtator 2021, në kuadër të stacioneve policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar 195 gjoba vetëm për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjeteve.

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia në Rajonin e Mitrovicës është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve.

“Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar, të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 /GazetaSinjali/