image Policia në Ferizaj e kontrollon shtëpinë e 65-vjeçarit i cili nuk ndodhej aty, i gjendet armë dhe 20 fishekë

Siguri

Policia në Ferizaj e kontrollon shtëpinë e 65-vjeçarit i cili nuk ndodhej aty, i gjendet armë dhe 20 fishekë

news image

Sot rreth orës 18:00, Policia ka kryer një kontroll në një shtëpi në fshatin Manastirc të komunës së Ferizajt, ku ka gjetur një armë zjarri dhe 20 fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo i dyshuari me inicialet N.S., 65 vjeç, nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por janë njoftuar familjarët që ai të paraqitet në stacion in policor në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar. Policia, të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj, pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/