image Policia në aksion, sekuestron armë në Fushë-Kosovë

Siguri

Policia në aksion, sekuestron armë në Fushë-Kosovë

news image

Policia ka njoftuar se mbrëmë, rreth orës 23:30 në Fushë Kosovë, kanë ndaluar një veturë të tipit VW Polo, ku pasi një kontrolli që i është bërë personit dhe veturës, është sekuestruar një revole të tipit “TT” dhe shtatë fishekë.

Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:30, kanë ndaluar një veturë të tipit VW Polo. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një (1) revole të tipit TT , si dhe -7 fishekë. I dyshuari; -M.H mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/