image Policia në aksion/ Konfiskohen mbi 14 kilogram marihuanë, të dyshuarit arratisen përmes rrugëve malore

Siguri

Policia në aksion/ Konfiskohen mbi 14 kilogram marihuanë, të dyshuarit arratisen përmes rrugëve malore

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka konfiskuar 13 paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë prej 14 kilogramëve e 500 gram, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit policia gjatë ditës së sotme ka tentuar t’i ndalojë për kontroll dy vetura të dyshimta, njëra veturë e tipit Golf me targa të Kosovës me vozitësin me inicialet E.R. , kurse tjetra me targa italiane e  tipit Audi A6 me vozitësin me inicialet B.G., të cilat ishin duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Gjilanit.

“Personat e dyshuar me të vërejtur zyrtaret policorë kanë filluar ikjen neper një rrugë malore dhe më pas dyshohet se janë ndalur për të hedhur gjera të dyshuara nga automjetet, e që dyshohej se ishte substancë narkotike. Njësia policore ka arritur shpejt në atë lokacion dhe personat e dyshuar bashkë me veturat kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një rrugë malore në një zonë të pabanuar“, thuhet në njoftim.

Mirëpo të dyshuarit kishin filluar që të ikin në një rrugë malore ku dhe gjatë rrugës janë ndalur për të hedhur substancat narkotike.

I dyshuari E.R. ishte ballafaquar me policinë duke shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policor. Pas kësaj edhe policët kishin shtënë në drejtim të veturës së të dyshuarit E.R. ku i kanë shkaktuar dëme materiale në veturë duke i dëmtuar njërën nga dritat e automjetit, kurse njëri nga policët gjatë këtij aksioni është lënduar në gjunjë.

Me këtë rast për të ju shmangur  arrestimit i dyshuari (E. R,) nga brezi kishte nxjerre një armë revole ngjyrë të zezë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtareve policorë, mirëpo falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të cilët nuk janë zmbrapsur, por iu kanë dhënë komanda verbale për ndalim të dyshuarve dhe me qëllim të shmangies së rrezikut për jetën e kolegut dhe vetes së tij, në vetëmbrojtje ka përdorur armen zyrtare në drejtim të dyshuarit mirëpo pa pasoja në njerëz, vetëm me një dëm minimal në njërën nga dritat e automjetit te dyshuar. Pas kësaj njeri nga zyrtaret policor ka pësuar një lëndim të lehtë në gjunjë“, thuhet tutje në njoftim.

Më pas të dy të dyshuarit kishin braktisur veturat e tyre dhe ishin larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve në fshatin Dobërdol dhe Dobratin ku janë konfiskuar si dëshmi edhe dokumente të ndryshme,  vetura Golf, vetura BMW me targa Sllovake dhe  vetura gjip Mitsubishi.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i krimeve të renda Prishtinë dhe ka udhëzuar që të hapen rastet “Vrasje e rende ne tentative nga neni 173 lidhur me nenin 28”, “Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge neni 267” dhe “Mbajtja nen kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armeve neni-366”, të cilat procedohen në prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë, po ashtu sipas procedurave është njoftuar edhe Inspektorati Policor”, shkruhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/