image Policia ndërhyn në shkollën e fshatit Muhlan të Suharekës, prindi i një nxënësi kërcënoi mësimdhënsen

Siguri

Policia ndërhyn në shkollën e fshatit Muhlan të Suharekës, prindi i një nxënësi kërcënoi mësimdhënsen

news image

Konfliket e përleshjet në shkollat fillore e të mesme në vendin tonë nuk janë të rralla. Në shumicën e këtyre rasteve janë të përfshirë nxënësit, por ndodhë që edhe prindërit të kapen me mësimdhënësit e fëmijëve të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në shkollën e fshatit Muhlan të Suharekës, ku një mësuese e ka denoncuar babain e një nxënësi.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari S.K., e ka ofenduar e kërcënuar një mësimdhënese në oborrin e shkollës duke iu drejtuar me fjalët “në këtë shkollë s’ki me jep mo mësim”.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarin, me ç’rast ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është ftuar në stacion për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

/GazetaSinjali/