image Policia ndalon serbin që kishte mijëra euro e dinarë të padeklaruara (FOTO)

Siguri

Policia ndalon serbin që kishte mijëra euro e dinarë të padeklaruara (FOTO)

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndaluar një person, shtetas të Serbisë për mos deklarim të parave, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është ndaluar pranë brezit kufitar në Jarinje, ku gjatë kontrollit Policia i ka gjetur 12,665 euro dhe 363,080 dinar, të holla këto të pa deklaruara.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/