image Policia ndalon një veturë/ Të rinjtë e gjuajnë drogën nga dritarja

Siguri

Policia ndalon një veturë/ Të rinjtë e gjuajnë drogën nga dritarja

news image

Mbrëmë policia ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:32 në Dragash, ndërkaq të arrestuarit janë personat me inicialet D.K.i lindur në vitin 2001 dhe R.K i lindur në vitin 1998.

Sinjali mëson se në momentin kur është ndalur vetura, personat e dyshuar kanë hedhur drogën nga dritarja.

Sinjali ka mësuar se policia ka sekuestruar mbi 50 gramë drogë.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se ndaj dy personave të arrestuar janë sekuestruar edhe dy telefona dhe dy thika.

Të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/