image Policia mohon se është vendosur flamuri i Serbisë në kullën e vrojtimit në Koshare

Siguri

Policia mohon se është vendosur flamuri i Serbisë në kullën e vrojtimit në Koshare

news image

Policia e Kosovës e ka demantuar raportin e mediave serbe, se në kullën e vrojtimit në Koshare po valon flamuri i Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Sinjalin se këto shkrime kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve.

Ai tha se njësitë policore për menaxhim dhe kontrollin e kufijve kanë dalë në vendin e ngjarjes, në të cilin nuk është hasur flamuri serb.

“Ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njësitë kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion. Sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion një lajm i till nuk është i vërtetë”, tha ai./Gazeta Sinjali/