Policia në Ferizaj ka dalë në aksion sonte për të larguar qytetarët nga kafeteritë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky aksion i policisë është ndërmarrë në orën 22:00, ani pse në vendimin e Qeverisë parashihet që mbyllja e lokaleve të gastronomisë të bëhet në orën 22:30.
Por, ajo që bie në sy nga fotot e këtij aksioni të cilat janë dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali, është se njëri nga policët që po merr pjesë në këtë aksion nuk e ka vendosur maskën si duhet.
Ai po e mban maskën në mjekër./Gazeta Sinjali/