image Policia “mbi ligjin”, ndalin makinën në mes të rrugës për të nxjerrë para në bankomat

Siguri

Policia “mbi ligjin”, ndalin makinën në mes të rrugës për të nxjerrë para në bankomat

news image

Ndonëse janë të thirrur për të respektuar rregullat në komunikacion, në shumë raste po del që zyrtarët policorë po i thyejnë ato, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në qytetin e Mitrovicës.

Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali shihet se si vetura e policisë është ndalur në mes të rrugës, përderisa njëri nga zyrtarët policorë gjendet në bankomatin që ndodhet afër rrugës duke nxjerrë para.

Një ndalesë e tillë disa minutëshe në mes të rrugës ka shkaktuar trafik, duke penguar kështu qarkullimin e veturave në atë pjesë. /Gazeta Sinjali/