image Policia maqedonase kap 40 kg drogë, arrestohen edhe shtetas të Kosovës

Rajon

Policia maqedonase kap 40 kg drogë, arrestohen edhe shtetas të Kosovës

news image

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur në flagrancë një grup kriminal të organizuar, gjatë transportit ndërkombëtarë të drogës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Suzana Pranjiq Talevska, thotë se janë arrestuar 10 persona në mesin e të cilëve shtetas të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata kanë organizuar transport të marihuanës nga Shqipëria përmes Kosovës në Maqedoni, me qëllim transportimin e mëtutjeshëm për në Turqi.

Prokuroria Publike ka njoftuar se prokurori përkatës është duke punuar në ngritjen e akuzave ndaj 10 personave të grupit ndërkombëtar kriminal për veprën “tregti me lëndë narkotike”. Ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimeve të bazuara se ekziston rreziku i arratisjes dhe ndikimit ndaj procesit hetimor.

/GazetaSinjali/