image Policia Kufitare prangos një 27-vjeçar të dyshuar për shitblerje të drogës

Siguri

Policia Kufitare prangos një 27-vjeçar të dyshuar për shitblerje të drogës

news image

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë të Stacionit Policor Kufitar Stançiq, kanë arrestuar një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.

27-vjeçari kishte tentuar t’u ikë autoriteteve policore dhe gjatë ikjes, ka hedhur një qese të tejdukshme të mbushur me substancë të dyshimtë me ngjyrë të bardhë.

“Policia Kufitare në mënyrë profesionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur në posedim edhe substancë të dyshuar narkotike (rreth 149 gramë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin, policia njofton se janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marrë në trajtim rastin.

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/