image Mbante armë dhe municion në veturë, kapet nga Policia në kufi

Siguri

Mbante armë dhe municion në veturë, kapet nga Policia në kufi

news image

Një person me inicialet P.H., 38-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare Vitomiricë/Radavc, në fshatin Shtupeq i Madh, pasi që i njëjti dyshohet për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka ndaluar veturën e personit të dyshuar, në të cilin gjendeshin i dyshuari dhe një dëshmitarë .

Gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar:

1  armë e  llojit ‘Benelli’ – prodhim italian;
1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk;
1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN,
1  pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm.,
1  pako me 5 fishekë 12 mm.,
1 pako me 9 fishekë të 12mm.,
2 këllëfë të armëve të gjata./GazetaSinjali/