Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen që ka ndodhur para pak orëve në rajonin e Prizrenit, rast për të cilin Gazeta Sinjali, raportoi ekskluzivisht.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se lidhur me rastin një person ka përfunduar në pranga të Policisë, pasi i ka penguar policët në detyrë zyrtare.
I dyshuari në vendin se ku po kryhej bastisja, ka vozitur me vrull me makinën e tij, por që është ndalur nga Policia dhe më pas është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor.
Ndaj tij është hapur rast për: “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”.
Lidhur me rastin, Policia ka bastisur edhe një shtëpi në fshatin Shkozë në Prizren, gjatë kontrollit ka gjetur një shtetas të huaj nga Siria.