image Policia konfirmon intervistimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Drejtësi

Drejtësi/ Policia konfirmon intervistimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

news image

Zyra për informim e Policisë Rajonale në Pejë, e ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali në lidhje me intervistimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Mund ta konfirmojmë se dje rreth orës 10:30, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj. Për hollësira tjera mund ta pyesni zyrën e kryeministirit”, thuhet në përgjigjen e policisë rajonale të Pejës dhënë Gazetës Sinjali.

Gazeta Sinjali duke u thirrur në burime të veta ka raportuar mbrëmë për intervistimin e Haradinajt, në cilësinë e dëshmitarit lidhur me vrasjen e vëllaut të tij Enverit.

Enver Haradinaj është vrarë në vitin 2005 nga persona ende të panjohur. Atentati kishte ndodhur në fshatin Raushiq në rrugën kryesore ndërmjet Pejës dhe Deçanit, kundër Enver Haradinaj, i cili ndodhej në një veturë. /Gazeta Sinjali/