image Policia konfirmon arsyen e bastisjes së asamblistit të Ranillugut

Kosovë

Policia konfirmon arsyen e bastisjes së asamblistit të Ranillugut

news image

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se shtëpia e asamblistit të Komunës Ranillugut Ivan Ristiq, është bastisur sot nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Të njëjtin informacion Gazeta Sinjali e kishte publikuar orë më parë nga burimet e saj.

Policia gjatë kontrollit të shtëpisë nuk ka gjetur ndonjë armë në posedim të asamblistit, Ristiq.

“Operacioni policor i realizuar në një fshat të Komunës së Ranillukut, i cili ka qenë i bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente ka përfunduar. Operacioni policor është kryer mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje, por gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë armë ilegale”, ka theksuar Kelani.

Sipas tij, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në luftimin e veprimtarive ilegale, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike./Sinjali.com