image Nëse i shihni këta dy persona lajmëroni Policinë, kanë të kaluar kriminale - Sinjali

Nëse i shihni këta dy persona lajmëroni Policinë, kanë të kaluar kriminale

news image

Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e dy personave, pasi që të njëjtit janë në kërkim dhe janë recidivist me të kaluar kriminale, shkruan Gazeta Sinjali.

Personat e dyshuar janë Xhevat (Hamit) Thaqi, 47-vjeçar nga Guri i Kuq – Rahovec me banim në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi, 36-vjeçar me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648.

“Lidhur me rastin penal “Kanosje” pranë Sektorit  te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë  janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje  me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore  janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme  kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk është arritur të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve, të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës së Policisë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "PERSON NỀ KERKIM NGA POLICIA E KOSOVES SAFET (SADRI) GASHI KATEGORIA VEPRES: KANOSJE PERSHKRIMI: ADRESA: Rr. Bajram Curri- Gjakove MOSHA: 36 JEC GJATESIA: 178 CM PESHA: 72 NGJYRA NGJYRAESYVE: SYVE: KAFET KAFET NORMALE NUKKA PAMJA FIZIKE: SHENJA CALLUESE: NACIONALITET: PROFESIONI: SHQIPTAR NN PER ÇDO INFORMACION JU LUTEM ΚΟΝΤΑΚΤΟΝΙ 192- 080019999 (PA PAGESE) OSE DREJTORIA RAJONALE GJAKOVÄ 045-930-220"

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin